Leli “peshqesh” Dredhës në Vlorë, qytetari: Hapën rrugën para 2 vitesh dhe nuk vijnë ta shtrojnë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.06.2023, 10:50

Vlora është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë, por pavarësisht kësaj, nëse futesh në lagjet e saj, gjen halle pafund të qytetarëve, që duhet të përballen çdo ditë me punën “hamallçe” të kryetarëve të bashkisë. Denoncimi i një qytetari në redaksinë tonë tregon për shkatërrimin, që i bëhet rrugëve nga vetë autoritetet.

Sipas qytetarit, ish-kryetari i bashkisë, Dritan Leli, ka hapur rrugën në lagjen Kuzum Baba për të futur tubacione. Në vend që ta mbyllte sërish, ai ia ka lënë “peshqesh” pasardhësit të tij, Ermal Dredha, që ka marrë bashkinë para rreth një muaji.

Me siguri Dredhës nuk i ka rënë ende rruga për në Kuzum Baba, por shpresojmë që pasi ta shohë këtë denoncim, të denjojë te hedhë një “kazan” me asfalt dhe t’i japë fund telasheve të qytetarëve të kësaj lagjeje të famshme, që shërben edhe si një pikë turistike e Vlorës për shkak të teqesë që ndodhet atje.

SHIKO VIDEON E DËRGUAR NGA QYTETARI

“Përshëndetje ‘JOQ Albania’! Jam një qytetar nga Vlora. Lagjet e qytetit janë kthyer në një makth të vërtetë. Edhe rrugët e shtruara këta po i hapin dhe po i prishin për tubacione. Më pas nuk i rregullojnë më. Është bërë lëmsh dhe pluhur. Ngelëm duke çuar makinat në servis. I hapin rrugët për tubacionet dhe nuk i rregullojnë më. I lënë ashtu ka dy vite. Lagjia ‘Kuzum Baba’, Vlorë”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit