Protesta më e madhe pas komunizmit, polakët dalin në shesh kundër qeverisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 09:45

Qindra mijëra kanë protestë në Varshavë kundër politikës së qeverisë nacional-konservatore, PiS. Organizatorët shprehen se kjo është protesta më e madhe që nga rrëzimi i komunizmit në vitin 1989. Protestuesit mbajnë në duart pankarta me mbishkrimi "Europa kërkojmë falje për PiS”, etj. Në protesta mori pjesë edhe nobelisti i paqes dhe ish drejtuesi i sindikatës Solidarnosc, Lech Walesa.

Thirrja për këtë protestë erdhi nga ish-kreu i qeverisë dhe drejtuesi i opozitës, Donald Tusk . Por edhe parti të tjera opozitare iu bashkuan thirrjes. 4 Qershori është një ditë e rëndësishme në Poloni. Në vitin 1989 në këtë ditë u zhvilluan për herë të parë pjesërisht zgjedhje të lira, një triumf i lëvizjes demokratike dhe sindikatës Solidarnosc, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fillimin e fundit të regjimit komunist.

Ne jemi këtu sot, që e gjithë Polonia, e gjithë Europa, e gjithë bota të shohë, se sa të fortë jemi, se sa shumë prej nesh janë të gatshëm të luftojnë për lirinë dhe demokracinë ashtu si para 40 vjetësh”, tha Tusk para demonstruesve.

Ndërsa qytetarët shprehen se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit