Aleko plagosi Marjolën për shkak xhelozie, shoqërohet vajza e madhe për të dëshmuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 09:45

Mbrëmë në Korçë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar gruan e tij me thikë. Marjola Myrtollari, 38-vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ngjarjes, fëmijët kanë qenë jashtë banesë, teksa më pas në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë dhe ambulancën në kushte të rënda psikologjike.

Komshinjtë kanë deklaruar se Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes dhe njihej si një person që konsumonte alkool. Vajza e madhe është marrë në polici ku pritet të dëshmojë për ngjarjen dhe nëse prindërit kanë pasur më herët konflikte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit