Rrezikohet skema/ Thellohet pabarazia mes pensionistëve dhe të punësuarve në 5 vitet e fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 09:04

Rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Nga ana tjetër pensionet dhe ndihmat ekonomike indeksohen me vlerë të papërfillshme. Gjithashtu numri i pensionistëve është shumë më i lartë se numri i punënjësve që kontribuojnë në skemën e pensioneve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48.3%.

Në këto kushte, shihet qartë se, diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është e thellë, sidomos për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%. Në vitin 2018 ky raport ishte 41%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit