Tensionet në Mitrovicë/ Escobar dhe Lajçak sot e nesër takime zyrtare në Prishtinë dhe Beograd

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 08:58

Tensionet në Mitrovicë kanë nisur që më 29 maj, kohë kur protesta e serbëve u përshkallëzua në dhunë, mes tyre dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Sot dhe nesër, të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të zhvillojnë takime në Prishtinë e Beograd. Diplomatët perëndimorë vijojnë të bëjnë thirrje që dy shtetet të gjejnë një zgjidhje për një marrëveshje të përbashkët.

Në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç, po zhvillohen protesta nga serbët për të kundërshtuar hyrjen në zyra të kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre.

SHBA dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të largojë njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale, zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj në zyra të tjera alternative dhe organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja. Ndërkohë nga Serbia kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të vendosura afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit