Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 08:10

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.

Bëhet e ditur se një mjet në dalje të Lezhës ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Nuk dihet ende se si është gjendja e të plagosurit i cili u përplas nga makina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit