Myrtollari qëlloi me thikë gruan e tij për shkak të xhelozisë, 38-vjeçarja u gjet nga vajza e mitur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.06.2023, 07:37

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë. 46-vjeçari Aleko Myrtollari qëlloi disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 38-vjeçe.

Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa ngjarja ndodhi për shkak se burri ishte xheloz ndaj gruas së tij.

Bëhet e ditur se ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar ambulancën dhe Policinë.

38-vjeçarja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, ndërsa 46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga polica.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit