“Pini sa më shumë ujë”, këshilla e mjekes 102-vjeçare për jetëgjatësinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 01:50

Një mjeke 102-vjeçare ka zbuluar këshillën e saj për një jetë më të gjatë.

Doktoresha Gladys McGarey e cila ende praktikon punën e saj në Arizona shpjegoi se çelësi nuk është ndonjë superushqim sekret ose përbërës i fuqishëm. Në vend të kësaj, gjëja kryesore që ajo sugjeroi që të gjithë duhet të bëjnë është të pinë shumë ujë.

Ajo tha se të jesh gjithmonë i hidratuar është thelbësore për parandalimin e problemeve të ardhshme. Ajo tha:

Unë do t'i këshilloja të gjithëve të pinin shumë ujë. Trupat tanë janë bërë kryesisht nga uji. Trupi ka nevojë për ujë për të mbajtur veten. Pa ujë të mjaftueshëm, mund të keni probleme me kujtesën, konfuzion dhe probleme të tjera shëndetësore. Duke pirë sa më shumë ujë ne kontribuojmë në mirëqenien tonë.

Gladys njihet si nëna e mjekësisë holistike, një formë shërimi që merr parasysh mendjen, trupin dhe shpirtin e pacientit gjatë trajtimit. Nëna e gjashtë fëmijëve vazhdon të punojë si mjeke këshilluese dhe shkrimtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit