Burri dyshonte se gruaja e tradhtonte, e plagosi pasi nxorri fëmijët jashtë shtëpisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 00:49

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Korçë.

46-vjeçari Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në momentin që ka ndodhur sherri mes tyre, fëmijët i kishin nxjerrë jashtë banesës. Por pasi kanë dëgjuar zhurma, vajza e 16-vjeçare e çiftit ka hyrë brenda, ka parë mamanë e plagosur rëndë dhe ka njoftuar policinë.

Ndërkohë që 46-vjeçari Aleko Myrtollari është arratisur, vajza e tij është shoqëruar në polic për të dëshmuar për ngjarjen e rëndë mes prindërve.

Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë një muaj më parë ishin vendosur në Korçë në një banesë me qira. Ata thonë se kryefamiljari ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes dhe njihej si një person që konsumonte alkool.

Ka dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia pasi bashkëshorti dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte.

46 vjeçari punonte në punë sezonale në Gjermani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit