Gruaja lahet me sytjena në shatërvanin e Romës, sulmon edhe dy policë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 00:24

Një grua që është larë me sytjena në shatërvanin Trevi në Romë ka sulmuar një polic që ndërhyri për ta nxjerrë nga uji.

Mediat italiane dhe rrjetet sociale kanë publikuar pamjet e gruas që u fut për t’u larë në shatërvan dhe kundërshtoi policët kur ata i kërkuan të dilte nga shatërvani.

Një nga policët u detyrua të futet në ujë, për ta nxjerrë gruan por ajo nuk pranoi, përkundrazi nisi të tallej me oficerin.

Një skenë e tillë nuk kaloi pa u vënë re nga qindra të pranishmit në shatërvanin Trevi, të cilët përjetësuan incidentin me telefonat e tyre. Më pas gruaja kur po dilte nga shatërvani goditi në fytyrë policin.

Ndërkohë që kur doli, gruaja u filmua rrugëve duke pirë cigare dhe sulmuar një tjetër polic që u rrëzua në tokë si pasojë e goditjes.

Përveç gjobës prej 450 eurosh të parashikuar nga rregullorja e policisë së kryeqytetit të Romës për larjen në shatërvan, gruaja mund të hetohet për rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit