Korçë/ 46-vjeçari masakron me thikë gruan e tij, arratiset nga vendngjarja

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.06.2023, 22:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Korçës. Një 46-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burime bëjnë me dije se bë het fjalë për shtetasin A.Myrtollari, ndërsa e plagosura është Manjola Myrtollari.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Ndërkohë policia ende nuk e ka kapur 46-vjeçarin.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vijon...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit