Mister vrasja e 20-vjeçarit shqiptar: Vëllai i tij arrestohet, miku i tyre u largua pas ngjarjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2023, 22:04

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar Enriko Aliaj në Ponte dell'Olio, Itali vijon të mbetet mister.

Edhe pse policia ka arrestuar vëllain e tij 18-vjeçar të cilin e akuzon për vrasje me dashje, ngjarja ende nuk është zgjidhur plotësisht.

Mesnatën e 3 qershorit, disa fqinjë kanë kontaktuar 112, të alarmuar nga të shtënat që kanë dëgjuar nga banesa. Por, sapo kanë mbërritur në vendngjarje, karabinierët kanë tentuar të hynë në shtëpinë ku ishte viktima dhe vëllai i tij. Pas një negocimi të gjatë, natën vonë vëllai 18-vjeçar i shqiptarit ka hapur derën dhe iu është dorëzuar hetuesve.

Vëllai i viktimës, i cili është i akuzuari i vetëm për këtë vrasje ka treguar se ngjarja ka qenë aksidentale, ndaj ka dhënë menjëherë alarmin për ndihmë.

Në momentin e tragjedisë në shtëpi ndodhej edhe një shok i tij, i cili fillimisht ishte larguar por më pas u identifikua nga efektivët. Mbetet ende për t'u sqaruar se cili ishte roli i tij në këtë ngjarje dhe pse u largua nga shtëpia.

Ndërkohë vijojnë hetimet e karabinierëve, të cilët janë kthyer në vendin e krimit, edhe për të mbledhur dëshmitë e miqve dhe fqinjëve. Duket se arma e vrasjes nuk posedohej ligjërisht, pasi askush nga familja nuk e kishte deklaruar.

Në ditët në vijim do të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të patur më shumë elementë në trajektoren e plumbit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit