Veliaj mbush Tiranën plot me “shatërvanë”, shpërthen në Fresk një tjetër pusetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2023, 21:25

Çdo ditë e më shumë në Tiranën, kryeqytet të vendit, shtohen “shatërvanet”.

Dhe kur themi shatërvane, nuk e kemi fjalën për ato artistikë e të bukur për t’u fotografuar, por për ato të krijuar nga investimet e dështuara.

Në zonën e Freskut, “shatërvanë” të tillë sa vijnë e shtohen.

Mbrëmjen e sotme kanë shpërthyer ujërat në një pusetë në rrugën “Sotir Caci”.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si uji del nga puseta si të ishte shatërvan. Por në këtë rast “shatërvani” është mundësuar nga Erion Veliaj dhe “investimet” e tij elektorale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit