Francezi i ngre fundin stjuardeses dhe pështyn pasagjerët, avioni bën ulje në Selanik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2023, 20:02

Një pasagjer francez që ndërpreu mbrëmë fluturimin Paris-Athinë, duke detyruar pilotin të bënte një ulje emergjente në Selanik, ka tejkaluar çdo kufi, duke ngacmuar seksualisht stjuardesen.

Stjuardesa ka reaguar me qetësi dhe ka ndjekur protokollin kur pasagjeri e ngacmoi. Ajo njoftoi menjëherë mbikëqyrësin e kabinës, i cili nga ana e tij informoi kapitenin. Por sërish pasagjeri francez vazhdoi të shfaqte sjellje provokuese, jo vetëm ndaj anëtarëve të ekuipazhit, por edhe ndaj pasagjerëve të tjerë.

Një pasagjer tha:

Në një moment ai filloi të na pështyjë, ndërsa ne po përpiqeshim të kalonim për të shkuar në tualet.

Stjuardesa i ka thënë kapitenit se pasagjeri në fjalë nuk i është dukur i dehur kur ka hyrë në avion, pasi ka qenë duke folur në telefon. Është dashur ndërhyrja e bashkëpasagjerëve për të qetësuar situatën.

Piloti tha:

Pasagjerin e kanë imobilizuar dhe e kanë lidhur në ndenjësen, edhe pse preferohej ta mbyllnin në tualet. Ngjarja nisi rreth 45 minuta pasi u nisëm nga Parisi dhe deri në Shqipëri e kishin nën kontroll të pjesshëm.

Në aeroportin e Selanikut 10 policë kanë tentuar ta mobilizojnë dhe njëri prej tyre ka mundur t'i nxjerrë nga xhepi francezit pasaportën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit