Bandat afrikane sulmojnë shqiptarët në Milano, një 18-vjeçar në gjendje të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2023, 19:31

Një sherr mes disa të rinjve shqiptarë dhe afrikano-veriorë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Milano.

Mediat italiane raportojnë se tre djem shqiptarë u goditën me thikë nga një bandë afrikano-veriore në Viale Gorizia në Milano. Njëri prej tyre, një 18-vjeçar shqiptar , u transportua në gjendje të rëndë në spital pasi mori plagë në kraharor.

Edhe dy të rinjtë e tjerë u dërguan në spital, por në gjendje më pak të rëndë. Një 18-vjeçar u shoqërua në spital për shkak të një plage me thikë në sqetull, ndërsa një 17-vjeçar u transportua në spitalin San Carlo për shkak të një plage në shpatull.

Për momentin sulmuesit afrikanë kanë arritur të shpëtojnë dhe të humbasin gjurmët e tyre. Karabinierët po marrin pamjet e kamerave të zonës në kërkim të ndonjë elementi të dobishëm për identifikimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit