Polici i dehur sulmoi fizikisht një grua në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.06.2023, 17:49

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka konfirmuar se një polic është suspenduar nga detyra.

U raportua ai ishte i përfshirë në një incident i cili ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Prizren.

Dyshohet se ai në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një grua.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek rasti apo edhe lidhja mes të dyshuarit dhe viktimës.

Rastin e konfirmoi edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës.

IPK-ja thote se zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare.

“Ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për lëndim trupor dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt. Zyrtari policor i dyshuar në këtë rast ishte jashtë detyrës zyrtare dhe dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit. Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor i policisë kufitare është suspenduar”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit