Makina në Mat del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen dy turistë francezë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 16:40

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Mat. Bëhet e ditur se një makinë me dy turistë francezë ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka përfunduar rreth 50 metra poshtë në greminë. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidentit. Nuk dihet si është gjendja e turistëve të plagosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit