Mbyti nënën me plastmasë/ Albi Muhollari: Ishte moment delikat, e meritoj të ndëshkohem

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 15:45

Mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Përmet u regjistrua një ngjarje tragjike në familjen Muhollari. Djali i shtëpisë mbyti me plastmasë nënën e tij 68-vjeçare. Zeniat Muhollari dhe djali Albi Muhollari kanë debatuar dhe më pas i riu 24-vjeçar ka vrarë të ëmën.

Pas ngjarjes, babai i Albit fajësoi doktorin që nuk e trajtoi djalin e tij për gjendjen psikologjike që kishte shfaqur këto kohë, ndonëse i kanë kërkuar ndihmë, teksa djali në dëshminë e tij, ka pranuar krimin e kryer duke shtuar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet.

Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, tha Muhollari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit