Banorët e helmuar nga uji në Gjoricë të Dibrës, qytetari: Ujësjellësi të mbrohet me armë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 13:32

Ditën e djeshme, u paraqitën në spital, 50 banorë të fshatit Gjoricë të Dibrës. Personat shfaqën të gjithë të njëjtat simptoma, të vjella dhe diarre, teksa mësohet se janë helmuar si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën.

Ndërkohë edhe sot janë transportuar në spital 30 persona të tjerë pasi edhe këta rezultuan të helmuar nga uji i ndotur. Ndërkohë pas ngjarjes, banorët janë shprehur për mediat se ujësjellësi duhet të mbrohet me armë, pasi është objekt i rëndësishëm..

“Është objekt i rëndësisë së veçantë, duhet të ruhet me armë, por këtu nuk ka shtet. Dreqi e di se çfarë bëhet”, shprehet një prej qytetarëve.

Banorët shprehen se kanë shkuar në dyqane për të blerë ujë të pijshëm, teksa Policia po heton ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit