Drejtohej nga një grua, shkrumbohet makina në Tiranë-Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 12:55

Është përfshirë nga flakët një makinë e cila drejtohej nga një grua në autostradën Tiranë-Durrës.

Flakët e përhapura në automjetin që ka ndaluar në anë të rrugës kanë qenë të mëdha.

Mjeti është shkrumbuar totalisht, teksa makinat e tjera që përdorin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë.

Njoftimi:

Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit