25-vjeçarja në Tiranë kapet në shtëpi me armë, kanabis dhe ekstazi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 11:28

Është arrestuar në Tiranë një 25-vjeçare pasi i janë gjetur me vete, armë dhe dy lloje dogrash.

E arrestuar është vajza me inicialet U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Të resë i janë gjetur, kanabis, ekstazi si dhe një pistoletë me mulli.

Njoftimi:

Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja"operacioni policor i koduar "Magnum". Mbante lëndë narkotike me vete dhe armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 25-vjeçare. Shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe ekstazi. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Magnum". Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T. Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit. Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit