I mituri në Bërxullë u përplas nga makina dhe humbi jetën, arrestohen dy persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 10:52

Mbrëmjen e kaluar në fshatin Bërxullë të Tiranës, u përplas për vdekje nga një makinë një i mitur i identifikuar si Sh. Kabeta.

Konkretisht pas përplasjes së dy makinave, njëra përfundoi në lokalin, ku ishte i mituri.

Goditja rezultoi fatale për vogëlushin i cili ndërroi jetë, teksa policia ka arrestuar dy shoferët, 30 dhe 63 vjeç, që u përfshinë në aksident.

Policia njofton se fëmija ndodhej në rrugë kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje kanë një tjetër version.

Banorët për JOQ tregojnë se fëmija i mitur nuk ka qenë në rrugë, por në lokalin e babait të tij.

Mesazhi i qytetarit 1:

Femija nuk qene ne rruge. Makina ka hyr brenda ne lokal te familjareve te djalit. Djali ka qen ne lokal te babait te tij brenda ulur. Shtepia eshte ngjitur me lokalin

Mesazhi i qytetarit 2:

Ka vdekur nje femije i vogel brenda lokali te tij. Faj komplet i shoferit me 160 ne rruga lagje. A me marr mas shteti me vu kamera

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit