Ditën zjarrfikës, natën shpërndante kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Roskovec

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 10:12

Është arrestuar në Roskovec, zjarrfikësi, Eldi Shehaj.

Ky i fundit 22 vjeç u kap me 13 doza kokaine, një peshore elektrike si dhe para.

Ndërkohë gjatë kontrollin në shtëpinë e tij u gjet edhe një armë gjuetie tip "çifte".

Në momentin e arrestimit, Eldi, punonjës i repartit të zjarrfikëses së Roskovecit, u kap me doza kokaine.

Në makinën e tij “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartëmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë. Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri ‘Çifte’ dhe dy aparatë telefonikë celularë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit