Uji i ndotur prej katër ditësh, rritet numri i banorëve të helmuar në Gjoricë të Dibrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2023, 09:45

Në fshatin Gjoricë të Dibrës, vijon ende gjendja e rëndë shëndetësore e banorëve. Për shkak të ujit të ndotur, edhe sot, banorë të tjerë të fshatit, kanë shkuar në spital për shkak se nuk janë ndjerë mirë. Pas 50 personave dje, sot edhe 30 persona të tjerë iu drejtuan urgjencës në Bulqizë, pasi kanë pasur të vjella dhe diarre për shkak të ujit të ndotur prej 4 ditësh.

Helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën, teksa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat dhe rezulton se uji është i ndotur.

Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit