Ishin kthyer nga Amerika para 4 ditësh, djali në Përmet mbyti nënën me plastmas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 22:57

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi Përmetin mbrëmjen e sotme.

24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se në gjendje depresive ka mbytur me plastmas nënën e tij Zeniate Muhollari, 65-vjeçe.

Të dy jetonin prej kohësh në Amerikë dhe para 4 ditësh ishin kthyer në Përmet për të kaluar pushime.

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Muhollari ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit