Përmet/ Djali 24-vjeçar mbyt nënën e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 21:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Përmetin mbrëmjen e sotme.

Në lagjen “Partizani”, një 24-vjeçar me iniciale A.M ka mbytur nënën e tij 65-vjeçaren me iniciale Z.M.

Ka dyshime se 24-vjeçari ka qenë në gjendje depresive në momentin që ka kryer aktin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit