“Kokën ia kanë ndarë në dysh”, detaje tronditëse rreth aksidentit ku vdiq i mituri në Bërxullë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 21:44

Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shkëndija”.

Qytetarët thonë se një makinë që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 160km/h ka hyrë brenda një lokali dhe ka përplasur për vdekje një fëmijë të mitur.

Ky fëmijë rreth 6-7 vjeç ishte ulur në një tavolinë në lokalin e babait të tij kur ndodhi aksidenti.

Ata thonë se makina jo vetëm që e ka përplasur fëmijën, por e ka bërë copa duke ia ndarë kokën në dysh.

Një aksident kaq tragjik por edhe i frikshëm ka tronditur familjarët por edhe banorët e lagjes. Ata fajësojnë drejtuesit e mjeteve për aksidente të tilla në lagje të banuara dhe mbi të gjitha në shtëpi.

Mesazhi i një qytetari:

Aksidenti ne Bërxulle, jo vetem që e kanë perplas, e kan bere cope femijen, ja kane ndarë koken ne dysh. Kane shkaktuar nje dhimbe te tmerrshme te familjaret, ka rene nje hije trishtimi ne lagje. Nuk e di a kane Zot shqiptaret a jo. Por shoh çdo dite njerez qe drejtojne mjetin ne menyre te tmerrshme. Ata qe thone e ka fajin policia, jo. E kane fajin njerezit e paskrupujt, qe s kane moral, s kane humanitet e as parime. Ne sot jemi shume te trishtuar sepse s ka me tmerr se te ta bejne copash femijen ne dere te shtepise.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit