Aksidenti në Bërxullë, qytetarët: Makina ka përplasur për vdekje fëmijën në lokal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 20:32

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bërxullë të Tiranës.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën “Shkëndija” ka humbur jetën një fëmijë i mitur rreth 6-7 vjeç.

Policia në njoftimin e saj tha që fëmija ishte në rrugë, por dëshmitarët në vendngjarje kanë një tjetër version.

Disa prejt tyre kanë kontaktuar redaksinë e JOQ ALBANIA për të treguar atë që kanë parë në lagjen ku tani mbizotëron trishtimi.

Sipas tyre fëmija i mitur nuk ka qenë në rrugë, por në lokalin e babait të tij. Ata thonë se një prej makinave që ka qenë me shpejtësi mbi 160km/h ka hyrë brenda në lokal, aty ku ishte ulur edhe djali i mitur dhe e ka përplasur për vdekje.

Një aksident tragjik ka tronditur familjarët e të miturit por edhe banorët e zonës që fajësojnë drejtuesit e makinave për këto aksidente.

Medazhi i qytetarit 1:

Femija nuk qene ne rruge. Makina ka hyr brenda ne lokal te familjareve te djalit. Djali ka qen ne lokal te babait te tij brenda ulur. Shtepia eshte ngjitur me lokalin

Mesazhi i qytetarit 2:

Ka vdekur nje femije i vogel brenda lokali te tij. Faj komplet i shoferit me 160 ne rruga lagje. A me marr mas shteti me vu kamera

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit