Përplasen dy makina në Bërxullë, vdes fëmija i mitur në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 19:36

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se në fshatin Bërxullë, në rrugën “Shkëndija” janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit me iniciale E.H 30-vjeç dhe N.A 63-vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit