U vra me armë zjarri në shtëpi, shqiptari në Itali dyshohet se u qëllua nga i vëllai

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2023, 17:03

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Ponte dell’Olio të Italisë në banesën e tij u gjet i plagosur një shqiptar. Ky i fundit 20 vjeç i identifikuar si Enriko Aliaj jetonte së bashku me prindërit dhe motrën e vëllain.

Ai u gjet i plagosur me armë në shtëpinë e tij, teksa ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani, nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes mund të jetë vëllai i tij 18 vjeçar. Kanë qenë mjekët të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur. Dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende e paqartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit