Me të vjella e diarre/ 50 persona në Bulqizë helmohen nga uji, përfundojnë në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2023, 16:04

50 banorë në fshatin Gjoricë të Bulqizës kanë përfunduar në spital.

Personat kanë pasur të gjithë simptoma të njëjta si të vjella e diarre, pra shenja helmimi.

Banorët e fshatit nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Mësohet se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën.

Shkaqet e ndotjes së ujit nuk dihen, ndërsa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat dhe rezulton se uji është i ndotur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit