Vlorë/ 37-vjeçari dhunon të dashurën, 56-vjeçari rreh nënën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2023, 15:29

Në qytetin e Vlorës janë regjistruar dy raste dhune. Mësohet se shtetasi me iniciale M. H., 37 vjeç, banues në qytetin bregdetar ka dhunuar të dashurën e tij. Ndërkohë edhe shtetasi me iniciale I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë ka kundërshtuar urdhrin e mbrojtjes për nënën e tij dhe ka rrahur në banesën e saj, Të dy personat janë arrestuar për dhunë në familje.

Njoftimi i policise:

DVP Vlorë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit