Sherr me thikë në Sarandë, plagoset 54-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2023, 14:44

Një sherr me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Sarandë.

Mësohet se nga konflikti ka mbetur i plagosur 54-vjeçari Edmond Sulo.

Ky i fundit mori dy plagë një në kokë dhe një poshtë sqetullës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa ka shpallur në kërkim autorët.

I plagosuri është dërguar në spital, teksa ende nuk dihet identiteti i autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit