Turqia do të dërgojë ushtarë në Kosovë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.06.2023, 14:37

Tensionet në Mitrovicën e Veriut nuk priten të përfundojnë shpejt. NATO ka kërkuar rritje të vigjilencës dhe përforcime për çdo rast të përshkallzimit të protestave nga serbët. Në ndihmë të ushtarëve të NATO-s, Turqia do të dërgojë disa ushtarë në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes njofton se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando për të udhëtuar në Kosovë.

Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe një aleate e fortë për politikat ndërkombëtare të saj. Turqia e ka cilësuar Kosovën si një vend mik dhe vëllezër, duke shprehur herë pas here mbështetjen për sovranitetin e tyre si shtet. Pak ditë më parë edhe Turqia kërkoi normalizim të tensioneve dhe uljen e palëve në dialog, si mundësia më e mirë për të ndalur çdo përshkallëzim të situatës.

Tensionet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq nisën të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët dhe mjetet e tyre të transportit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit