Qeveria do të heqi si dënim “shpërdorimin e detyrës”

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.06.2023, 13:18

Qeveria ka propozuar në fillim të muajit maji të këtij viti një projektligj për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Në disa nene ashpërsohen dënimet për ata që dhunojnë familjen, si dhe ata që kryejnë abuzime me fëmijë. Një nismë për t'u përgëzuar për shkak të ritjes së rasteve për këto vepra penale, por djalli fshihet nën detaje. Duke propaganduar në media se po dënojmë më shumë ata që dhunojnë familjarët dhe fëmijët, qeveria po kërkon të heqi si dënim "shpërdorimin e detyrës".

Një masë e cila merret për policët që zhvasin qytetarët, gjyqtarët që u bën tarifa hallexhinjëve, mjekët që shqrojnë duke paguar sa qimete kokës e mbi të gjitha për zyrtarët e administratës publike dhe politikanët. Thënë ndryshe, ish-ministri Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj për shërdorim detyre, pas ndryshimeve të Kodit Penal, çdo politikanë mund të shpërdorojë pak deyrën për t'u pasuruar dhe nuk hynë në burg.

Konfirmimin e këtij ndyrshimi e pranoi edhe avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, i cili tha se në kushte të tjera klienti i tij nuk do të qendronte në burg. Fati i tij i keq që bëri një vit burg pasi dryshimet në kodin penal nuk janë bërë ende.

"Vepra më të cilën është dënuar Saimir Tahiri është vepër e rrezikshmërisë së ulët shoqërore. Kuptohet është dënuar për shpërdorim detyre, që gjasat janë që me ndryshimet e reja që mund t'i bëjnë Kodit Penal është të hiqet fare si vepër penale" – tha Maks Haxhia.

Fatmir Mediu për ngjarjen e Gërdecit dhe Olta Xhaçka për privatizimin e bazave ushtarake detare, janë dy politikanët në SPAK që akuzohen për "shpërdorim detyre". Nëse Kodi Penal miratohet dhe ata shpallen fajtor, Mediu dhe Xhaçka nuk do të bëjnë asnjë ditë burg. Qartazi ndryshimet e reja po bëhen që asnjë politikanë të mos përfundojë në burg, por burgun ta bëjnë shqiptarët që rilidhin dritat apo riparojnë çatinë e shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit