Si e shiti Rilindja cironkën e Manastirliut?! Tenderi 600 mijë lekë, llastik lekësh për oligarkët e Shëndetësisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.06.2023, 15:19

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro po bën xhiron e rrjetit. Në fakt një gjë të tillë e kishte paralajmëruar si arritje pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama. Gjatë një aktiviteti, ai përmendi gjatë fjalës së tij faktin se një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke marrë lekë, veprim, të cilin e quajti skandaloz dhe e dënoi ashpër.

Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”, deklaroi Rama në lidhje me këtë çështje.

Joana Duro është arrestuar sepse ka marrë ryshfet për një tender për supervizim punimesh në disa qendra shëndetësore.

“Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësia Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik”, njoftoi SPAK.

Sakaq, tenderi për të cilin bëhet fjalë është ai në foton më poshtë, me vlerë 800 mijë lekë. Firma fituese është “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 600 mijë lekë (të reja).

Pra vlera përfundimtare e tenderit është 600 mijë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 330 mijë lekë, pra sa gjysma.

Gjithsesi, duhet të theksojmë se tenderat me vlerë 600 mijë lekë zor se shihen nga Ministria e Shëndetësisë, Çdo ditë mes biznesmenëve dhe ministres Manastirliu e titullarëve të saj shtetërorë ndahen miliardat me %.

Ata janë peshqit e vërtetë të korrupsionit, që ende vazhdojnë të jenë të pacenueshëm, ndërsa Joana është thjesht një cironkë të cilës i ra radha nga Rilindja për t’ia vënë në pjatë publikut si e arrestuar në luftën e stisur të qeverisë kundër zyrtarëve të organizuar.

JOQ Albania ka denoncuar prej vitesh aferat galopante të sektorit të shëndetësisë teksa tendera të tillë prej 600 mijë lekësh oligarkët i përdorin për të blerë llastiqe lekësh me përvetësimin e paratëve të popullit që ndajnë me titullarët e shëndetësisë.

Ironik është fakti se për këtë lëvizje është vënë në lëvizje SPAK pas sinjalizimit të Ramës, ndërsa denoncimi publik i investigimit me tenderat korruptivë të denoncuar çdo ditë nga JOQ për titullarët e lartë publikë të shtetit, Dumani bën një sy qorr.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit