Tragjedia hekurudhore në Indi: Djali i vogël jetim që u shpëtua, ndërroi jetë pas disa minutave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2023, 12:57

Përplasja e trenave në Odisha të Indisë ka regjistruar mbi 300 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Disa vagona nga Shalimar-Chennai Coromandel Express dolën nga shinat në distriktin Balasore, goditën një tren mallrash dhe disa nga karrocat e tij përfunduan në shinat e kundërta.

Më pas një tren tjetër, Hoërah Superfast Express që udhëtonte nga Yesvantpur në Howrah, s goditi vagonët e përmbysur. Dy dëshmitarë që panë ngjarjen tragjike kanë treguar se pas tragjedisë gjetën një djalë të vogël duke qarë, prindërit e të cilit kishin vdekur.

"Kishte kaos. Kishte aq shumë të plagosur, sa nuk dinim si t'i nxirrnim. U bë pak më e lehtë pasi punëtorët e shpëtimit arritën. Kur dolëm nga shtëpia, pamë që ky aksident kishte ndodhur jashtë. Pashë se treni i mallrave ishte ngjitur në një tren tjetër. Kur arrita në vendin e ngjarjes, pashë që shumë njerëz të plagosur, shumë njerëz kishin vdekur. Një djalë i vogël po qante, prindërit e të cilit ndoshta kishin vdekur. E shpëtuam, por ndërroi jetë pas disa minutave”, thanë dëshmitarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit