Rama kundër zgjdhjeve në Mitovicën e Veriut, në 2019-ën fitoi 61 bashki pa garë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.06.2023, 12:34

Edi Rama ka nisur një fushatë kundër Kosovës duke kundërshtuar dërgimin e kryetarëve shqiptarë në komunat e Mitrovicës së Veriut, pas zgjedhjeve të 23 prillit të këtij viti. Kryeministri i Shqipërisë e quan të tepërt dhe të padrejtë faktin që komunat në Mitrovicën e Veriut të drejtohen vetëm me votën e shqiptarëve, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet. Tensionet sipas tij u krijuan pikërisht se Albin Kurti lejoi që kryetarët të shkonin në zyrta e tyre të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

“Dërgimi i këtyre kryetarëve të komunave kundër këshillës së mirë të gjithkujt – dhe kur them gjithkujt, e kam fjalën për miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte ajo që është sot – ishte një hap më i tepërt seç duhej" – tha Rama në një intervistë për BBC.

Mirëpo në këtë intervistë Rama nuk tregoi sesi në vitin 2019, ftioi 61 bashki të Shqipërisë, e jo vetëm 3 komuna, vetëm me votat e militantëve të tij. Zgjedhjet vendore të vitit 2019 u bojkotuan nga partitë opozitare, dhe Rama hyri në zgjedhje vetëm me kandidatët e tij. Në shumicën e qyteteve kishte vetëm një emër në fletën e votimit teksa pjesëmarrja ishte vetëm 23%.

Zgjedhjet e vitit 2019 patën nëj sërë debatesh ku palët opozitare kundërshtuan procesin zgjedhor duke e cilësuar si antikushtetues. Sipas tyre në Shqipëri pati votime si në kohën e komunizmit por jo zgjedhje demokratike. Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese u angazhuan në një proces të gjatë analizues, dhe në fund vendosën t'i jepnin pushtet absolut Ramës duke fituar zjedhjet me pakicën e votave.

Sot Rama kundërshton të njëjtën praktikë të ndjekur na serbët të cilët bojkotuan zgjedhjet duke u lënë në doë drejtimin e komunave kandidatëve shqiptarë. Presioni që ushtroi Rama asokohe zbehu që kërkonin zgjedhje të reja, ndërsa sot ai së bashku me Vuçiç po orkestrojnë ndërkombëtarët t'i bëjnë presion Kosovës se zgjedhjet në Mitrovicëne Veriut duhet të përsëriten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit