Deklarata që e afron me Barcelonën, Xavi: Messi vendos javën tjetër, të respektojmë PSG-në

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.06.2023, 13:28

Pas deklaratës së trajnerit të PSG-së, Galtier, i cili njoftoi se Messi nuk do të jetë pjesë e PSG-së në sezonin e ardhshëm, është tekniku i Barcelonës, Xavi, ai që zbulon më shumë rreth të ardhmes së kampionit të Botës me Argjentinën.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Xavi ka zbuluar se në javën e ardhshme Messi do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Ditën e nesërme ndaj Clermont argjentinasi do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së.

Shanset më të mëdha janë për një rikthim të Messit në Barcelonë dhe kjo deklaratë e Xavit e afron Leon me katalanasit. “Messi do të marrë një vendim javën e ardhshme, por ne duhet ta lëmë të qetë. Dyert e Barcelonës janë gjithmonë të hapura për të. Nëse vendos të vijë, e di që do të na ndihmojë, por duhet ta lëmë të qetë.

Duhet të respektojmë PSG-në dhe Messin, ai ka ende një ndeshje për të luajtur me klubin francez dhe dëshiron të japë më të mirën e tij. Të gjithë ne duam që ai të rikthehet në Barcelonë. Ai është një lider i lindur, ai do të përshtatej përsëri mjaft mirë te ne”, është shprehur Xavi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit