Largim tjetër i dhimbshëm nga Real Madridi, gati firma e sulmuesit me PSG-në

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.06.2023, 12:48

Ndeshja e radhës ndaj Athletic Bilbaos pritet të jetë e fundit për Marco Asension si lojtar i Real Madridit, pas nëntë vitesh në arta në “Santiago Bernabeu”. Sipas “AS”, në ditët në vijim ai do të bëhet lojtar i kampionëve në Francës, PSG, ku pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare.

Asensio ka disa oferta të vlefshme edhe nga Anglia, por oferta e PSG është ajo që e tërheq më shumë. Chelsea, Liverpool dhe Aston Villa janë klubet e tjera të interesuara për sulmuesin nga Majorka, por oferta franceze duket më tunduesja. Ai nuk ndihet rehat me rolin dytësor te Real Madrid dhe do largimin.

Asensio ka refuzuar ofertën e rinovimit, që ka qenë në tavolinë prej muajsh. Sulmuesi anësor nënshkroi për Real Madridin në vitin 2014. Që atëherë ai ka bërë 285 paraqitje për “Los Blancos”, duke shënuar 61 gola dhe duke dhënë 32 asistime. Largimi tij pritet të shoqërohet edhe nga ai i Benzema.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit