Vllaznia e femrave është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë për herë të dhjetë.
Shkodranet u shpallën kampione të edicionit të 14-të të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 4-1 kundër Apolonisë.
Edhe pse vajzat fierake të Apolonisë kaluan të parat në avantazh, Vllaznia u kundërpërgjigj shpejt me 4 gola të shênuar nga Berisha me dopietë, Shala dhe Megi Doçi.
Me këtë fitore, Vllaznia e vajzave shkon në 10 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë. Finalja e 14-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të Vllaznisë e Apolonisë, të cilët ishin prezentë në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.