Robert Gajda, Komisioneri që paguhet të diskriminojë Romët dhe mediat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 12:55

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u krijua si institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës që presupozohet të sigurojë mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.

Por, në fakt ky institucion i drejtuar nga Robert Gajda, i zgjedhur në këtë post që në vitin 2018, po na diskriminon çdo ditë duke vjedhur fondet publike dhe taksat e qytetarëve.

Janë të pakta shërbimet e tyre për mbrojtur të diskriminuarit, por nga ana tjetër është një nga ato institucione që bën shumë shpenzime për interesat e Gajdes.

Në vitet 2019-2023, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka shpenzuar mbi 1.7 MILIARD LEKË (1.5 MILIONË EURO) vetëm për tenderë.

Kryesisht ai zhvillon prokurime me vlerë të ulët, që të kalohen pa i ndjerë dhe pa rënë në sy paratë që vidhen. Por, në listë shohim se kontratat që ai lidh janë aq të shpeshta sa kërkojnë të njëjtat shpenzime që bëhen nga një institucion tjetër për 2 tenderë në muaj.

Konkretisht, nga fundit i vitit të shkuar dhe deri në 5 muajt e parë të këtij viti Robert Gajda ka firmosur mbi 50 kontrata tenderuese. Numër i lartë prokurimesh, që edhe institucione më të rëndësishme nuk i arrijnë.

Sakaq, abuzimet e fshehta dalin edhe më shumë në pah ku shohim arsyet përse Gajda ka shpenzuar këto para.

Në tabelë vërehet se pjesa më e madhe e tenderëve janë për shërbime telefonike. Me të cilën vetëm në datë 16 maj ka lidhur katër kontrata.

Ndërkohë vihet re, se Gajda shpenzon para edhe për bileta udhëtimesh. Në APP janë regjistruar tenderë për udhëtime jashtë vendit, por edhe brenda vendit, ku për secilin udhëtim merren para nga Thesari i Shtetit që Gajdës t’i sigurohet hoteli, ushqimi dhe shërbime të tjera.

Ndërkohë, këtu lind pyetja; Pse i duhen tenderë për udhëtime brenda vendit? Kur ka makinën e institucionit të blerë me taksat tona, prodhim i vitit 2022 me 0 kilometra.

Madje vlen të kujtojmë se një vit më parë Robert Gajda shpenzoi 20 mijë euro për të blerë një makinë të re. Në kohë krizë, ku vendi sapo kishte dalë nga pandemia, ai thuri një aferë gjigande me vëllezërit Dulaku.

Në qershor të vitit 2022 ai mbylli tenderin me objekt “Blerje Automjeti” dhe fond limit 20 mijë euro. Në garë mori pjesë vetëm firma Albania Motor Company sh.p.k në pronësi të Artan, Adrian dhe Genci Dulaku.

Pa u menduar gjatë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ua dhuroi atyre tenderin pa garë.

Me këto tenderë, ky institucion nuk po bënë punën që i takon, por në fakt po financon ata që marrin tendera me procedura diskriminuese dhe në kundërshti me ligjin duke ndarë paratë.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Asnjë rresht nuk shkroi Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për të ndjerin Jani Rustemaj, të riun nga komuniteti Rom i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletesh. Ai më pas u transportua në QSUT për probleme shëndetësore, ra në koma e gjeti vdekjen tragjike në mënyrë misterioze. Rasti u kalua pa asnjë reagim, derisa u harrua. Gajda heshti!

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

A quhet diskriminim racor ky i komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi në këtë rast?!

Por ky i Jani Rustemajt, nuk është ky rasti i vetëm që Gajda ka patur rastin të justifikojë rrogën si komisioner. Asnjë fjalë nuk u tha për kërcënimin e anëtares së komunitetit LGBT kundrejt kanosjes me jetë ndaj stafit të JOQ. As në këtë rast Gajda nuk e dënoi aktin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit