Përfundon pas plot shtatë vitesh aventura e Granit Xhakës te Arsenali. Pas gjithë kësaj kohe, ku 30-vjeçari ka lënë gjurmë në historinë e Arsenalit si një nga liderët e këtij ekipi, kapiteni i Zvicrës ka vendosur të kthehet në Gjermani, pavarësisht se kontrata me londinezët përfundon pas një viti.
Në ndeshjen e djeshme ndaj Wolverhampton Xhaka i dha lamtumirën tifozëve të Arsenalit, duke bërë një ecje në fushë, së bashku me vajzat e tij. Mesfushori shënoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj “ujqërve”, duke i dhënë kështu lamtumirën e duhur “topçinjve” të Londrës.
Është e kryer tashmë se Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkusen në Gjermani. Të gjitha palët kanë rënë dakord mbi kushtet e tyre dhe mungon vetëm zyrtarizimi i kalimit në skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso. Xhaka do t’i kushtojë gjermanëve rreth 15 milionë euro.
🚨 Granit Xhaka walking around the stadium as he says goodbye to the Emirates and that Arsenal fans. His family including his wife and kids are also with him, we wish you well, Granit ❤pic.twitter.com/bZLAxOoznH
— afcsphere (@afcsphere) May 28, 2023