Rruga Kardhiq-Delvinë e pashtruar në prag të sezonit veror, pluhuri mbulon gjithçka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 20:17

Edhe pse jemi në fund të muajit maj dhe pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e sezonit veror, rrugët në Shqipëri janë në gjendje të mjerueshme.

Rruga Kardhiq-Delvinë, që u hap plot bujë verën e kaluar pasi shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, këtë vit është si mos më keq.

Aksi rrugor Qafa e Gjinos-Shelegar është krejtësisht i pashtruar me asfalt dhe makinat e kanë të vështirë të kalojnë.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se rruga vazhdon të jetë e prishur edhe pse sezoni veror është afër dhe fluksi pritet të shtohet.

Qytetari madje përmend faktin se si kryeministri Edi Rama shkon në Sarandë për të falenderuar kryebashkiakun që fitoi, ndërkohë që rruga është e pashtruar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq ja rruga Kardhiq-Delvine si eshte, sezoni vazhdoj, rruga rri e prishur akama dhe kryeministri na vjen ne sarande per te falenderuar kryebashkiaket e ps qe fituan duke bler votat. Ky eshte aksi Qafa e gjinos shelegar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit