Gjykata Federale e Apelit i ka hequr Juventusit 10 pikë duke humbur shanset për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Zonja e Vjetër, e cila është e dyta në Serie A dhe përballet me Empolin sonte, u njoh me këtë ndëshkim pas një seancë gjyqësore në lidhje me financat e klubit. Më parë ishte parashikuar që ndëshkimi të ishte me 11 pikë, por gjykata vendosi vetëm 10 pikë.
Juves fillimisht iu dha një dënim prej 15 pikësh lidhur me parregullsitë e supozuara financiare dhe marrëveshjet e transferimeve. Por ky vendim u anulua në apel një muaj më parë dhe ekipi i Max Allegrit u rikthye në top katërshen e Serie A.
Me vendimin e sotëm, Juventusi përfundon në vendin e 7-të.
Renditja e momentit në Serie A:
1. Napoli (86)
2. Lazio (68)
3. Inter (66)
4. AC Milan (64)
5. Atalanta (61)
6. AS Roma (60)
7. Juventus (59)