Në pritje të vendimit të Apelit, UEFA po shqyrton përjashtimin e Juventusit nga garat europiane

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.05.2023, 12:41

Juventusi pas eliminimit nga Europa Legaue, rrezikon dëme edhe më të mëdha se kaq. Prej kohësh klubi është në hetim në lidhje me manovrat me pagat, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet e dyshimta me klube të tjera, ku qëllimi ka qenë vazhdimisht fshehja e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Ditën e hënë pritet të jepet dënimi nga Gjykata Federale e Apelit. Në varësi të këtij vendimi mund të ketë edhe një reagim nga selia e UEFA-s në Nyon. Qeveria e futbollit evropian po e monitoron me vëmendje çështjen e Juventusit në Itali dhe në rast se klubi bardhezi shpallet fajtor, me siguri do të duhet të përballet me sanksione të rënda.

Vendimi i ri nga Gjykata Federale e Apelit mund të mos jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur Juventusin jashtë Kupave të Europës, edhe nëse i ul një sasi pikësh. Në rast të këtij versioni dyshohet se organi më i lartë në futbollin kontinental mund të ndërhyjë me një urdhër përjashtimi, që do të ishte një goditje shumë e rëndë për bardhezinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit