LaLiga ndez dritën jeshile/ Messi i kthen shpinën ofertës 600 milionëshe, gati rikthimi te Barcelona

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.05.2023, 09:55

Barcelona po përparon në rikthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”. Raportimet e fundit në mediat spanjolle bëjnë me dije se LaLiga i ka ndezur dritën jeshile katalanasve për rikthimin e argjentinasit.

Dëshira ekziston te të dyja palët, por financat mbeten problemi kryesor dhe duket se një pjesë e madhe e problemeve janë zgjidhur. Laporta i ka ofruar Messit një kontratë 2-vjeçare me vlerë 25 milionë euro në sezon.

Leo nuk kthehet për para në Barcelonë, por dëshira e tij që të bëjë një mbyllje prej legjendash, diçka që nuk u arrit në vitin 2021, kur ai u largua i shoqëruar vetëm nga lotët dhe dhimbja e asaj ndarjeje pa dëshirën e tij.

Kontrata e 35-vjeçarit me Paris Saint-Germain skadon muajin tjetër. Messi nuk dëshiron të vazhdojë në klubin francez, ndërsa në derë i ka trokitur edhe Al Hilal me një ofertë prej 600 milionë eurosh në sezon, por Messi dëshiron të vishet sërish blaugrana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit