Emiriana Sako zgjidh qesen për fushatë, i jep 500 milionë ED KONSTRUKSION në tenderin ku 6 të tjerë ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.05.2023, 22:15

Fushata zgjedhore është shndërruar në një parajsë të vërtetë për të gjithë ata që burimin kryesor të të ardhurave kanë tenderat abuzues të dhëna nga pushteti qëndror apo ai lokal. Kjo fushatë është shfrytëzuar më së miri për të mbushur xhepat e të gjithëve atyre që u duhen mbushur.

Rasti më i fundit është ai i Bashkisë Durrës drejtuar nga Emiriana Sako. Ky institucion ka organizuar një tender me objekt “Rehabilitim Rruga e Dëshmorëve, segmenti nga kryqëzimi me rrugën Mujo Ulqinaku tek Stacioni I Trenit”.

Procedura në fjalë mban numrin e referencës REF-61338-03-03-2023 dhe ka si fund limit shifrën 50,401,601 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por le të shohim dokumentacionin. Rezulton se fituese është shpallur kompania ED KONSTRUKSION në pronësi të Alfred, Ramadan, Jorgjie dhe Eduart Ibrahimi.

Oferta e tyre ka qenë 40,034,813 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pikërisht këtu fillon edhe “gallata”. Themi kështu pasi figuron se plot 6 firma të tjera kanë ofruar shifra më të vogla, por për çudi nuk janë marrë në konsideratë nga Emiriana Sako.

Mjafton të marrim si shembull faktin se diferenca mes vlerës fituese dhe vlerës më të ulët të ofruar shkon gati në 95 milionë lekë të vjetra me TVSH. Është lehtësisht e kuptueshme se në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një abuzim prej të paktën 95 milionë lekësh. Por si duket Shqipëria është vendi i çudirave dhe gjëra të tilla “të vogla” nuk i bëjnë përshtypje askujt e sidomos SPAK-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit