I mori të dashurën në vitin 2014, De Bruyne hakmerret ndaj Courtois në gjysmëfinalen e Championsit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2023, 10:00

Kevin de Bruyne dhe Thibaut Courtois së bashku kanë një çështje të hapur, e cila me siguri nuk do të mbyllet kurrë. Mesfushori i Manchester Cityt shënoi një gol shumë të bukur dhe po aq të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu” në gjysmëfinalen e parë të Champions ndaj Real Madridit.

Në portë ishte pikërisht Courtois, ndaj të cilit De Bruyne ka një mllef të madh, pavarësisht se tashmë ka kaluar shumë kohë dhe të dy kanë parë jetën e tyre.

Në të shkuarën, Courtois dyshohet se i ka marrë të dashurën De Bruyne, me këtë të fundit, që u duk sikur mllefin ndaj portierit të Realit e “shfryu” me një goditje të frikshme, që e la portierin madrilen të shtangur.

Menjëherë pas golit, memet në lidhje me këtë çështje pushtuan rrjetin, duke i interpretuar si një hakmarrje të mesfushorit. Në vitin 2014, e dashura e De Bruyne e quajtur Caroline pati një lidhje me Thibaut Courtois dhe më vonë tha që ishte shumë më mirë me portierin.

“Ai më bëri të ndihem më shumë më mirë në një natë, sesa Kevin në disa vjet”, pati thënë ajo. Që atëherë, marrëdhëniet mes dy yjeve kanë mbetur të ftohta dhe kjo është vënë re edhe në kombëtaren belge, ku të dy luajnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit