Celibashi i turret lekut, 500 milionë lekë në tenderin e kamerave për zgjedhjet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.05.2023, 22:06

Celibashit të KQZ duket se vërtet i ka rënë lotaria. Kryetari i KQZ nuk po lë ditë pa shfrytëzuar për të realizuar tendera të dyshimtë. Duke shfrytëzuar prokurimet që kanë lidhje me zgjedhjet, Celibashi në vetëm pak ditë ka dhënë qindra milionë në duart e oligarkëve.

Ky është një shans që si duket i vjen vetëm një herë në dy apo katër vjet dhe natyrisht gjithçka përqëndrohet në periudhën e zgjedhjeve. Në rastin konkret Ilirjan Celibashi ka organizuar një tender pa konkurrencë reale, ashtu siç ka bërë edhe në plot raste të tjera.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-64981-04-05-2023 dhe ka si objekt “Shërbim dhe materiale për përgatitjen e kamerave në QV”. Shikohet se ky tender i është dhënë direkt e në dorë kompanisë R & T të Renis Tërshanës, pasi edhe vetë procedura është e tipit “Me negocim, pa njoftim”.

E në fakt nëse shfletojmë dokumentacionin përkatës të tenderit shikohet se pikërisht kanë marrë pjesë në garë vetëm dy kompani. Interesant është fakti se të dyja kanë ofruar thuajse të njëjtën vlerë me njëra-tjetrën me një diferencë të papërfillshme.

Kur ofertat janë kaq të ngjashme, ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një marrëveshje mes palëve ku fituesi dihej pa nisur tenderi. Fituese është shpallur kompania R & T me ofertë 40,802,480 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse krahasojmë këtë shifër me fondin limit, shikohet se vlera fituese është sa gati 100% e tij, duke përforcuar akoma më tej dyshimet për një tender me fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit